
Christina Lafave, është një masazhatore 25 vjeçare e cila u arrestua nën akuzën e vjedhjes së një ore Rolex prej 35 mijë dollarësh, një klienti dhe se objektin në fjalë e kishte fshehur në organin e saj gjenital.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Hotel Wynn të Las Vegas, ku 66 vjeçari Kenneth Herold po bënte një masazh prej 300 dollarësh.
Ata ndodheshin në dhomën e masazhit kur pas 30 minutash Christina i kërkoi 66 vjeçarit që të hiqte orën në mënyrë që të punonte më mirë në krahët e tij, por pak momente më vonë ora u zhduk.
Pas kësaj Kenneth lajmëroi menjëherë punonjësit e sigurisë të cilët pavarësisht se kontrolluan dhomën nuk gjetën asgjë. Më tej vajza u detyrua të pranojë se e kishte fshehur orën në brendësi të trupit të saj, dhe më saktësisht në vaginë.
Kësisoj ajo u shoqërua në një klinikë ku mjekët arritën të nxjerrin objektin e humbur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





