



Autoritetet kanë sqaruar sot fjalët e fundit të regjistruara nga pilotët e fluturimit 370 të Malaysia Airlines, ndërsa kërkimi për avionin e humbur shtrihet në javën e katërt.
Ministri malajzez i transportit publikoi sot transkriptin e transmetimit të zërit nga kabina e pilotit të avionit, me fjalët e fundit: “Natën e mirë malajzez, tre-shtatë-zero.” Qeveria kishte thënë më parë se fjalët e fundit ishin “Në rregull, natën e mirë.”
Nuk pati sqarime për mospërputhjen dhe autoritetet po përpiqen akoma të përcaktojnë nëse zëri i përket pilotit apo bashkë-pilotit. Ekspertët e aviacionit thonë se kjo shkëputje është rutinë dhe nuk sjell prova të reja në lidhje me misterin e fluturimit 370.
Ndërkohë kërkimet për avionin e humbur vazhdojnë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





