Transmetuar më 01-04-2014, 22:22









Pas një vale konceptesh që përpiqeshin të parashikonin se çfarë pamje do të ketë iPhone 6 e kompanisë Apple, duket se kanë rrjedhur imazhe të projektit të vërtetë.
Fotot e postuara në rrjetin social kinez Weibo mendohet të jenë nxjerrë nga një person i brendshëm që mbetet anonim.
Megjithëse imazhet janë jo të qarta, mund të dallohet se skeleti i celularit është i rrumbullakosur dhe se kamera është e dalë, e ngjashme me ato të iPod touch.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





