Transmetuar më 01-04-2014, 21:51

Janë mahnitur të gjithë nga zëri e interpretimi i saj në ‘Evrovizion’. Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliu e cila me këngën ‘Suus’ arriti të lë gojë hapur mijëra shikues anekënd botës. E ndonëse ka kohë që kjo këngë është kënduar si duket nuk harrohet lehtë.
Madje po përzgjidhet edhe nga talent jashtë kufijve tanë që duan të nxjerrin në pah zërin e potencialin e tyre. Kështu ka vepruar një vajza ukrainase me emrin Galina Konax e cila në konkurrimin e saj në spektaklin ‘Voice of Ukraine’ ka interpretuar këngën e Ronës, ndërsa publiku janë mahnitur me këtë këngë. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





