
Maqedoni, 1 prill 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi dhe njëherësh kryeministër i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka korrur fitore në zgjedhjet lokale të së dielës, ka pranuar një letër urimi edhe nga kreu i Bashkimit Demokrati për Integrim, Ali Ahmeti.
“Kam kënaqësinë e veçantë në emrin tim personal dhe të partisë të cilën e drejtoj (BDI) t’ju përcjelli urimet më të përzemërta me rastin e fitores së madhe të partisë Tuaj (AKP) në zgjedhjet vendore. Kjo është një garanci se vendi Juaj ecë drejt zhvillimeve të gjithanshme dhe po bëhet një faktor gjithnjë më ndikues në përmasa globale. Kjo fitore e rëndësishme në këto zgjedhje vendore do të jetë një nxitje shtesë për thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve të gjithëmbarshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, në veçanti për nxitjen e proceseve zhvillimore dhe investuese nga ana e vendit tuaj në rajonet e banuara më shqiptarë”,nënvizon Ahmeti, në mesazhin e tij.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





