Transmetuar më 01-04-2014, 20:01

Lezhë, 1 prill  2014, NOA.al-  Një 19 vjecar ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, pasi u plagos me armë zjarri nga kusheriri i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth 30 metra larg baneses së viktimës në fshatin Mërçin të Lezhës.

Viktima është Kristjan Prendi, 19 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Forcat policore arrestuan autorin Mariol Qose, pak minuta pas ngjarjes.

Dy të rinjtë po pastronin armën tip kallashnikov në momentin kur i riu ka qëlluar disa herë në gjoks Kristjan Prendin.

Më pas autori tentoi të fshehë krimin, duke zhdukur njollat e gjakut nga vendngjarja, por pas marrjes në pyetje nga policia deklaroi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit