Transmetuar më 01-04-2014, 18:32

Tepelenë, 1 prill  2014, NOA.al-  Policia e Tepelenës  nën operacionin e koduar “Luzati”, ka prangosur sot një 30 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike.

Sipas policisë së Tepelenës është bërë i mundur në aksion rrugor Uji i ftohët -Tepelenë  arrestimi i shtetasit Lekësi Ceka ,30 vjeç, banues në Tepelenë.

Policia informon se, ky person ishte i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendim nr 12  të vitit 2013, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2012, me automjetin e tij me targa greke po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit Mariuanë  dhe gjatë ndjekjes së policisë në afërsi të Kavajës ka braktisur lëndën narkotike dhe automjetin dhe ka mundur të largohet. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit