
Gjirokastër, 1 prill 2014, NOA.al- Megjithëse kanë parkuar gabim, nuk kanë pranuar masën ndëshkuese nga policia rrugore dhe kanë reaguar duke rrahur me shkelma e grushte efektivin e policisë në qendër të qytetit. Ngjarja është regjistruar sot në qytetin e Gjirokastrës, ky dy vëllezërit Zife kanë rrahur patrullën e policisë rrugore.
E sinjalizuar për ngjarjen, policia e Gjirokastrës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Florjan Zife , i datëlindjes 1989 ,banues në Gjirokastër si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij E.Zife, i datëlindjes 1984 , banues në Gjirokastër.
Sipas policisë të dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me grushte e me shkelma punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur Qafa e Pazarit të qytetit Gjirokastër, në momentin që punonjësi i policisë ishte duke i vendosur masë administrative automjetit të shtetasit Florjan Zife për parkim të gabuar.
Policia thekson se aktualisht po vijon puna për kapjen e vëllait të Florjan Zife , i cili mundi të largohej pas konfliktit me punonjësin e policisë .
Gjithashtu, policia informon se, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Goditje për shkak të detyrës” dhe për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





