Transmetuar më 01-04-2014, 18:00

Tiranë, 1 prill  2014, NOA.al- Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë e shtyrë nga paraditja për pasdite është zhvilluar mes debatesh të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.  Në këtë mbledhje ku është diskutuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka qenë i pranishëm edhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja. Gjatë fjalës së tij, Kalaja tha se nuk mund të ketë rritje të çmimit të energjisë. Kjo pasi si fillim duhet të eliminohen humbjet në rrjet. Më tej kreu i BSPSH-së bëri me dije se nuk do ta mbështesin rritjen e moshës së pensionit, madje do e kundërshtojnë ashpër. “Jemi kundër shtyrjes së moshës për pension, me 10 vite”, tha Kalaja.

Kreu i komisionit deputeti, Erion Braçe i mbështeti kërkesat e Gëzim Kalasë dhe sindikatës së tij. “Në këtë dëgjesë jemi për plotësim të kërkesës së BSPSH”,tha Braçe.  Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit