
Janë të shumtë personat të cilët qëndrojnë të fiksuar para aparatit celular duke dërguar mesazhe apo duke chatuar. Por sipas një studimi amerikan të United Chiropratic Association (UCA), thuhet se dërgimi në mënyrë të tepruar i mesazheve, kontribuon në shkurtimin e jetës.
Sipas studiuesve ky veprim, paraqet një rrezik të ngjashëm me obezitetin dhe shkak për këtë është qëndrimi pa lëvizur përpara ekranit duke shkruar.
Në këtë linjë thuhet se në këtë pozicion mushkëritë detyrohen që të bëjnë sforcim të madh, duke rënduar kësisoj edhe sistemin kardiovaskular.
Drejtuesja e studimit Edwina Waddell, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë alarm, por këshillohet që të moderohet mënyra e këtyre sjelljeve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





