Transmetuar më 01-04-2014, 15:01

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga kthjellime. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë edhe vranësira të herë pas hershme. Pas-mesdite do të ketë shtim të vranësirave në ekstremin verior duke rrezikuar shira të izoluar.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Gjatë natës do të ketë përmirësim të motit duke i larguar vranësirat nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të ruajë sërish të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të përfshijnë vendet perëndimore dhe Qendrore duke ndikuar vranësira dhe shira në këto rajone të kontinentit. Problematike situata do të mbetet sërish në Jugperëndim të Europës ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu moti i paqëndrueshëm do të dominojë në rajonin e Balltikut, për pasojë këto zona do të kenë vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Ndërsa, prezenca e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale do të ndikojë mot të kthjellët në vendet mesdhetare, Europën Veriore dhe atë Lindore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit