Transmetuar më 01-04-2014, 14:26

Tiranë, 1 prill 2014, NOA.al- 5 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një ditë të madhe në historinë e vendit.

“Të dashur miq, 5 vjet më parë, pas ftesës në Bukuresht më 3 prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut më datën 1 prill të vitit 2009, në një vendim historik, pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të saj. Për ne shqiptarët, me një histori tejet të vështirë e që vuajtëm më shumë se çdo komb tjetër, për sigurinë dhe ekzistencën tonë, ky akt përbën arritjen më madhore në fushën politike dhe atë të sigurisë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”, shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, më së fundi, do mund të ndërtohet në paqe, liri dhe siguri të plotë e ardhmja që meritohet.

Berisha thekson se rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO bëhet gjithnjë e më madhe në këtë kohë kur paqja po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë.

Ai nënvizon se anëtarësimi në NATO ishte rezultat i suksesit të reformave të gjithanshme politike, ekonomike dhe atyre në fushën e sigurisë të Shqipërisë.

Ndër të tjera Berisha thotë se, “Ata që dje zgjodhën përçarjen për të kremtuar këtë 5 vjetor, dhe që 5 vjet më parë protestuan me portrete të Enver Hoxhës kundër anëtarësimit apo organizuan puçin e 21 janarit, janë problem madhor dhe me lidhjet e tyre me krimin kërcënojnë stabilitetin e vendit”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit