Transmetuar më 01-04-2014, 13:09

Supermodelja Miranda Kerr ka lënë për disa ditë djalin e saj Flynn, me babanë e tij Orlando Bloom, me të cilin u nda para pak muajsh në mënyrë miqësore.

Ky veprim i saj u bë pasi ajo fluturoi drejt Seulit në Korenë e Jugut, për prezantimin e këpucëve sportive të Reebok, ku është zgjedhur imazh i tyre.

E buzëqeshur dhe tejet profesionale, Miranda u prit me shumë entuziazëm ndërsa pozoi lehtësisht për fotografët. Por ajo që ra në sy është se fotografët u fiksuan pas saj dhe harruan të fotografonin objektivin për të cilët ishin mbledhur, këmbët dhe atletet që ajo mbante veshur.

Miranda mbante të veshura një palë atlete ngjyrë rozë, por nga gjithë fotografitë vetëm në njërën prej tyre u fiksuan atletet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit