





Një risi ndryshe, ajo e picës e cila sfidon variantet tradicionale me të cilat jemi mësuar, pasi bashkë me miellin dhe elementët përbërës përzjehet edhe marijuanë.
Piceria “Marijuana-friendly” ndodhet në Vankuver të Kanadasë. Ndërkohë kjo picë e veçantë që mban emrin “Mega ill”, shërbehet vetëm për personat në moshë madhore me rekomandim të mjekut.
Një picë e tillë kushton rreth 10 dollarë, ndërsa shoqërohet me kërpudha dhe djathë.
Mirëpo nuk dihet se sa do të jetë jetëgjatësia e saj, pasi rregullat e reja të qeverisë kanadeze parashikojnë reduktimin e sasisë së marijuanës që mund të kultivohet.
Ndërkohë menaxheri i picerisë Anthony Risling, tha për mediat se, “Ne do vazhdojmë të qëndrojmë hapur dhe do të promovojmë picën tonë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





