
Uashington, 1 prill 2014, NOA.al- Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përshëndetur edhe Shqipërinë dhe Kroacinë me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit në NATO.
Në deklaratën e tij Kerry shprehet se, “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përshëndes përvjetorët e pestë, dhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të zgjerimit të NATO-s”.
Po ashtu ai ka theksuar se anëtarët më të rinj të aleancës së atlantikut të veriut kanë provuar guximin e tyre.
Ndërkohë lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në 1 prill të vitit 2009, ai thotë se, “Së fundmi më 1 prill të vitit 2009, në aleancë u bashkua edhe Shqipëria dhe Kroacia. NATO sot është më e fortë sepse anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





