Transmetuar më 01-04-2014, 11:21

Tiranë, 1 prill 2014, NOA.al- Një furgon dhe një makinë janë përplasur mes tyre në autostradën Tiranë- Durrës.

Si pasojë e përplasjes mes automjeteve, furgoni është përmbysur, ndërsa drejtuesi i tij mbeti i dëmtuar, por mundi të nxirret nga dritarja e makinës.

Ndërkohë gjithashtu i dëmtuar mbeti edhe drejtuesi i mjetit tjetër, duke bërë që të dy të dërgohen në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën e parë.

Sakaq forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat e përplasjes dhe për të identifikuar dy personat e dëmtuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit