
Bari, 1 prill 2014, NOA.al- Policia italiane e Barit vuri në pranga një 25 vjeçar shqiptar i identifikuar si Julian Binaj.
I sipërpërmenduri ishte shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Firenze, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Binaj kishte arritur disa herë që ti shpëtonte policisë, madje për të shpëtuar nga policia qarkullonte me një tjetër identitet.
Mirëpo edhe gjatë ndalimit ai tentoi të shpëtojë duke iu thënë agjentëve se bëhej fjalë për person tjetër, madje për këtë tregoi edhe pasaportën me identitet tjetër.
Gjithashtu ai u shtir edhe si një agjent policie në mision në Itali i dërguar nga Policia e Shtetit e Shqipërisë, por pavarësisht çdo tentative përfundoi në pranga./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





