Transmetuar më 01-04-2014, 08:45

Berlin, 1 prill 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ku gjatë saj pritet të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në profilin e tij në Twitter lidhur me këtë vizitë kreu i qeverisë shkruan, “Berlin, për një vizitë intensive takimesh e komunikimesh me qeverinë, parlamentin, sipërmarrjen, botën akademike.

Ndërkohë në përfundim të vizitës një ditore, gjatë ditës së nesërme kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Brukselit ku është parashikuar një takim me Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit