
Tiranë, 1 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 1 prill 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Energjia dhe pensionet, kusht i paktit me FMN”.
Tituj të tjerë janë; “Prokuroria nis hetimet për vrasje, Kume me 15 plagë vdekjeprurëse”.
“Klosi: Ndërhyrjet e kishës greke më problem se islamikët, Majko s’e kuptoi UÇK-në”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Grekët 15 plagë shqiptarit, Prokuroria nis hetimin për vrasjen e Ilia Karelit”.
Tituj të tjerë janë; “PS-LSI, pikat e forta dhe të dobëta të koalicionit”.
“Ervin Mete: Ligji i ri, bankat do të fshijnë kreditë e këqija”.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Më morët jetën për një vjedhje, Prokuroria e Fierit nis hetimet për vrasje në Greqi. Letra që i burgosuri shqiptar i la në dorë gardianit grek që vrau”.
Tituj të tjerë janë; “NATO ndan shtetin, Qeveria dhe Presidenti me dy ceremoni”.
“Bllokohet ndërtimi i varrezave murale në Tufinë, për zhvendosjen e eshtrave duhet miratimi i familjeve”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “15 plagë në trupin e Kumes. Tmerret e dhomës së torturës. Autopsia në trupin e 42-vjeçarit zbulon torturat çnjerëzore në burgjet greke. Kudret Kume ka thyerje kafke dhe çarje të kafazit të kraharorit, por edhe djegie duarsh e thonj të hequr”.
Tituj të tjerë janë; “Plumba biznesmenit te “4 rrugët e Shijakut”.
“Basha: Qeveria Rama-Meta ka ngelur në klasë”.
“Debati për AMA, Endira Bushati drejt shkarkimit”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Të punosh me Edin? Është shumë bukur. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, flet për universitetet private, për arsimin publik dhe Kryeministrin”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha: Rama u nis për tek fototeka “Marubi”, por zbulon Plavë e Guci!”
“Festa e NATO-s, pa Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!” a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





