



PERDITESUAR 16.03.2014 – 10:49 – Aksidenti me vdekje në Tiranë-Durrës, arrestohet Ilir Ajazaj
Policia e Durrësit tha sot se ka kryer arrestimin në flagrancë të 29 vjeçarit Ilir Ajazaj me banim në Durrës, duke e akuzuar si përgjegjës për aksidentin e ndodhur dje që i mori jetën të riut Marsel Rrapi.
“U arrestua në flagrance shtetasi Ilir Ajazaj, 29 vjeç, banues ne Durres, sepse në orën 06.10, në autostradë e pikërisht ne Maminas Durrës, duke drejtuar mjetin BMV me targë AA944 CZ ka përplasur nga pas mjetin furgon marka Benz me targë AA789 EK të firmës Hako me drejtues shtetasin Marsel Rapi, 30 vjeç, banues ne Tirane, i cili ka gjetur vdekjen ne spitalin e Durrësit”, – detajoi policia.
Ajo tha se materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të “Shkeljes të rregullave te qarkullimit rrugor”.
15.03.2014 – 08:48
Një djalë 27 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u përfshi në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës në zonën afër Sukthit në zonën bregdetare të Durrësit.
Viktima është drejtuesi i një furgoni me targat AA 789 EK të kompanisë private të prodhimit të sallameve "Hako", Marsel Rrapi, 27 vjeç me banim në Tiranë.
I ndjeri ishte duke përshkuar rrugën pranë Sukthit, sot në mëngjes, kur është përplasur me një autoveturë tip BMW. Në vendngjarje sic shikoni edhe fotot që sjell bashkëpunëtori i noa.al nga vendi i ngjarjes, pasojat e aksidentit fatal u shoqëruan dhe me shpërndarjen e mishrave dhe sallameve në një pjesë të rrugës.
Nga përplasja e fortë drejtuesi i furgonit ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe 29-vjeçari nga Durrësi, Ilir Ajazaj, drejtuesi i mjetit tip BMW me targat AA 944 CZ, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit pa rrezik jete.
Policia thotë se po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndaj ka shoqëruar drejtuesin e autoveturës, Ilir Ajazaj. /a.b/noa.al/
Fotot: Granit Methasani
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





