Transmetuar më 02-03-2014, 15:31

Emri i saj është Melissa Ibbitson, është një vajzë 19 vjeçare nga Britania e Madhe, e cila në një intervistë të fundit të saj, rrëfeu pasionin e saj të pazakontë.
Ajo pranoi se ka një varësi të tmerrshme nga ketchup dhe nuk rri dot pa e ngrënë. Melissa ha mesatarisht 75 kilogramë ketchup në vit, pasi e pëlqen aq shumë këtë salcë sa që e përdor në çdo ushqim, si në ato të kripura edhe në të ëmbla.
Por 19 vjeçarja ka pranuar se ka frikë mbi pasojat që një ushqim i tillë mund të sjellë për fizikun e saj, duke thënë më tej se, “Është si një drogë, nuk heq dot dorë prej tij”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





