Transmetuar më 02-03-2014, 00:18

Sherr në rrjete sociale mes Tunës dhe Gold AG. Ky i dyti dihet që e ngacmon shpesh “zogun” dhe e tall hera-herës.

Altuna Sejdiu duket se i ka djegur dhe e ka tallur edhe ajo, duke lëshuar këtë status në Facebook-un e saj:

“A e dini që ka do "Muslim for life" krejt tatuaja!”, shkruan Tuna.

E vërteta është se në fenë islame tatuazhet janë të ndaluara, ndërkohë që ky reper është i mbushur në krejt trupin.

Dhe Tuna e ka kapur këtë element për të vënë në pah hipokrizinë e këtij këngëtari, siç vlerëson ajo.

Por kundërpërgjigjet Gold AG: Ai publikon videon ku Tuna këndon maqedonisht.

Reperi Gold AG ka qenë i shpejtë në reagimin ndaj Tunës dhe në profilin e tij ka postuar një këngë të mëhershme të Tunës ku ajo këndon në gjuhën maqedonase.

“Of offf qka ka zogu qe po qan i la shkijet me ni aneeeee”, ka shkruar Gold AG.

Ja dhe kënga maqedonisht e Tunës në videon e mëposhtme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit