Transmetuar më 28-02-2014, 23:06

Një sasi prej rreth dy tonë drogë është kapur mbrëmjen e sotme në vijën bregdetare të Pulias në Itali dhe katër persona janë arrestuar si trafikantë të lëndës narkotike.

Guardia di Finanza tha se në një super-operacion të zhvilluar në rajonin e Puljas është bërë e mundur të kapet droga e cila u gjet e paketuar në një skaf 10 metra të gjatë, në vijën bregdetare mes qyteteve të Barletës dhe Tranit.

Prejardhja e lëndës narkotike është nga Shqipëria. Autoritetet italiane thanë se kishin prej muajit shtator të vitit të shkuar që kishin rënë në gjurmët e një rrjeti me origjinë nga vendi ynë.

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane, 3 shqiptarë dhe një rumun. Lënda narkotike ishte e destinuar për tregun italian. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit