

Është zbuluar një veti e panjohur deri më sot e brokolit. Kjo bimë është cilësuar tejet e rëndësishme, lidhur mbi efektet që ka në shëndetin e njeriut dhe në mënyrë të veçantë për të mbrojtur qelizat nga stresi dhe nga sëmundje si Alzheimer.
Kjo bindje është konfirmuar edhe nga Paolo Costantino, docent i biologjisë molekulare në Universitetin Sapienza në Romë, të Italisë.
Ky i fundit ka prezantuar të dhënat e një studimi lidhur me efektet e kësaj bime të pasur me antioksidantë, ku prezantoi si risi ndikimin mbrojtës të kësaj bime te qelizat të cilat me konsumimin e saj ruhen më së miri nga stresi.
Gjithashtu vlen të theksohet se brokoli është një ushqim shumë i mirë edhe për të luftuar infeksionet në kanalet urinare./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





