
U deklarua i vdekur, por një amerikan i moshës 78 vjeçare u zgjua pak para se të balsamosej.
Siç raportohet nga mediat amerikane, familjarët e Walter Williams e kishin gjetur të mërkurën mbrëma pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lexington, Mississippi, dhe kishin menduar se kishte vdekur.
Mjeku ligjor sapo mbërriti në banesën e tij, pa që nuk kishte puls dhe e deklaroi të vdekur.
Pas kësaj burri u mor nga agjencia funerale, ndërsa nisi të lëvizte brenda thesit të zi pak para se të balsamosej. Menjëherë pas kësaj i moshuari u dërgua në spital.
Sipas mjekut ligjor kjo ngatërresë është ende e pashpjegueshme, por thekson se të parametrat e Williams ishin njollos si të një të vdekuri./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





