Transmetuar më 28-02-2014, 17:55

Pini çaj jeshil– Edhe pse jetëgjatësia jonë varet nga një sërë faktorësh gjenetikë, pirja e çajit jeshil një herë në ditë ndikon në jetëgjatësinë tonë. Ky çaj ndikon për të mbrojtur zemrën.

Orët e gjumit– Me pakësimin e orëve të gjumit shkurtohet edhe jeta. Ekspertët rekomandojnë që të flihet 7-8 orë gjumë në ditë dhe në këtë mënyrë fitohen dy vite jetë më shumë.

Hani mëngjes– Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishëm të ditës. Ndihmon kapacitetin mendor, mban nën kontroll nivelin e insulinës si dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mos harroni të bëni seks– Marrëdhëniet seksuale kanë një sërë dobish, pasi reduktojnë stresin, mbajnë nën kontroll tensionin e lartë, falë prodhimit të endorfinës.

Cigarja– Varësia nga cigarja e shkurton jetën me 10 vjet, ndaj kjo është një arsye e mirë për ta lënë.

Sporti-Ushtrimet fizike reduktojnë rrezikun për të vuajtur nga tensioni i lartë, nga obeziteti, diabeti, depresioni dhe ankthi. Kësisoj personat që praktikojnë një lloj sporti rregullisht, jetojnë mesatarisht 3-4 vite më shumë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit