Transmetuar më 28-02-2014, 17:16

Tiranë, 28 shkurt 2014, NOA.al- Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, priti në një takim Drejtorin e Pёrgjithshёm tё Policisё sё Kosovёs, Shpend Maxhuni dhe delegacionin e kryesuar prej tij.

Nё qendër tё këtij takimi ishte ecuria e deritanishme e bashkëpunimit mes policive tё tё dy vendeve, si dhe intensifikimi i mёtejshёm i këtij bashkëpunimi, me qёllim qё tё jetё akoma mё frytёdhёnёs e efikas nё luftёn kundër krimit, nё mёnyrё tё veçantё formave tё

Didi dhe Maxhuni evidentuan bashkëpunimin efikas nё fushёn e menaxhimit tё integruar tё kufirit, qё ka ndihmuar nё zgjidhjen e shpejtё dhe tё menjëhershme tё problematikave tё evidentuara, si dhe eksperiencën e mirё tё bashkëpunimit pёrmes patrullimeve tё pёrbashkёta tё policisё shqiptare dhe asaj kosovare nё akset rrugore gjatё sezonit turistik veror.

Gjatё këtij takimi gjithashtu u evidentua fakti se lufta kundёr krimit tё organizuar ёshtё nё fokus tё veprimtarisё sё strukturave policore tё tё dy vendeve, pasi krimi i organizuar nuk vepron vetëm brenda njё shteti por lëviz ndërmjet kufijve, dhe pёr kёtё qёllim ёshtё i nevojshëm njё intensifikim i mёtejshёm i bashkëpunimit policor pёr tё qёnё sa mё efikas nё goditjen e krimit tё organizuar, trafikut tё drogës, tё armёve e tё gjitha formave tё krimit ndërkufitar.

Nё kёtё kontekst u diskutua mbi përcaktimin e modaliteteve pёr intensifikimin e takimeve mes palёve, sipas nevojave tё strukturave, pasi nё kёtё mёnyrё do tё rritet efikasiteti pёr përmbushjen e tё gjitha detyrave pёr luftёn ndaj krimit.

Duke vlerёsuar marrëveshjen ekzistuese nё fushёn e bashkëpunimit policor mes palёve e cila ishte hapi i parё pёr fillimin e këtij bashkëpunimi, Didi dhe Maxhuni, evidentuan hapat qё po ndërmerren pёr pёrmirёsimin dhe zgjerimin e saj pёr tё pasqyruar tё gjitha fushat e bashkëpunimit pёr tё cilat policitё e tё dy vendeve kanё evidentuar si domosdoshmëri. Po nё kёtё kuadër u evidentua nevoja e ndryshimeve nё aktet ligjore nё mёnyrё qё tё rritet efikasiteti i bashkëpunimit operacional mes palёve, duke mundësuar qё dokumentacioni dhe provat e grumbulluara nё kuadёr tё hetimeve tё pёrbashkёta tё kenё efekt procedural.

Njё tjetёr temё e diskutuar mes delegacioneve tё Policisё Shqiptare dhe Policisё sё Kosovёs ishte dhe shkëmbimi i eksperiencës nё fushёn e mbrojtjes sё dёshmitarёve e bashkёpunёtorёve tё drejtёsisё, nё mёnyrё qё nё tё ardhmen tё mund tё arrihet nё marrëveshje tё veçanta nё kёtё fushё.

Ndёrkohё nisur nga efektiviteti i patrullimeve tё pёrbashkёta rrugore gjatё sezonit veror turistik, drejtuesit e lartё policor tё tё dy vendeve ndanё tё njёjtin mendim mbi vazhdimёsinё e këtij bashkëpunimi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit