
“Mendoja se kishte vdekur, nuk e dija as që isha shtatzënë”. Janë këto fjalët shokuese të 16 vjeçares e cila rrëfeu se kishte braktisur djalin e saj në një kosh plehrash.
Adoleshentja ishte duke bërë dush kur solli në jetë fëmijën, dhe preu e shokuar më tej kordonin, ndërsa mendoi se fëmija kishte vdekur dhe kështu e hodhi në plehra.
Vajza e cila jeton në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se nuk flet prej muajsh me babanë e fëmijës, një djalë i ri 22 vjeç.
Trupi i të voglit, i cili në të vërtetë ishte ende i gjallë u gjet nga një punonjës i pastrimit në kosh, pasi dëgjoi të qarat.
Aktualisht si nëna edhe i vogli ndodhen në spital, ndërsa 16 vjeçarja e quajti të birin Carlos, ndërsa nuk ka vendosur ende nëse do e mbajë apo do e japë për adoptim./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





