Transmetuar më 28-02-2014, 12:07

Tiranë, 28 shkurt 2014, NOA.al- Shënohet viktima e parë në vendin tonë nga virusi AH1N1, i cili njihet si “gripi i derrit”. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një grua 30-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit  “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar pas problemeve me frymëmarrjen.

“Viktima një grua 30-vjeçare vdiq në Sanatorium. Vuante nga insufiçenca respiratore dhe AH1N1” -sqaron MSH. Ministria bën me dije se në vendin tonë janë konstatuar 26 raste të prekura nga virusi AH1N1.

Viktima e ‘gripit të derrave’ ishte 13 javëshe shtatzënë. 30 -vjeçarja ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë. Nga Ministria e Shëndetësisë sqarohet se vuante edhe nga sëmundja e diabetit.

Kjo ministri bën me dije se po merren masa për shpërndarjen e tamiflusë dhe për pajisjen me maska mbrojtëse.

Rikthimi i virusit AH1N1 në Shqipëri u bë me dije disa ditë më parë kur një 50-vjeçar u shtrua në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit