Transmetuar më 06-02-2014, 17:56
Maqedonia dhe Shqipëria po angazhohen gjithnjë e më shumë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit. Këtij qëllimi i shërben edhe takimi që do të zhvillohet në Ohër më 7 shkurt 2014 mes përfaqësuesve të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia Tirana dhe Prishtina, si dhe drejtuesve të Shoqatës Shqiptare të Tur-Operatorëve (UOTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit ATA. Takimi që zhvillohet nën kujdesin e z. Fatos Mustafa, drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia Tirana dhe Prishtina, synon krijimin e lehtësive në qarkullimin e turistëve që hyjnë dhe dalin në Maqedoni nga Shqipëria, kjo edhe në përputhje me legjislacionin e dy vendeve. Gjatë takimit mes palëve do të diskutohen mundësitë për reduktimin e burokracive dhe lëvizjen e lirë gjatë sezonit turistik në pikat kufitare/doganore të Qafë Thanës dhe Shën Naumit. Qëllimi kryesor i këtyre masave është rritja e numrit të turistëve nga të dyja anët e kufirit, minimizimi i kohës së pritjes në këto pika doganore, por edhe përmirësimi i imazhit të dy vendeve. Turizmi shihet si një nga sektorët ku mund të rritet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim tur-operatorët duhet të përmirësojnë shërbimet e tyre dhe të krijojnë paketa që tërheqin turistët mes dy vendeve. Qeveria e Maqedonisë në vazhdimësi ka zbatuar politika nxitëse dhe lehtësuese për turizmin, siç janë edhe subvencionet për agjencitë turistike, që kanë dhënë rezultate mjaft të larta. /a.b/noa.al/

Maqedonia dhe Shqipëria po angazhohen gjithnjë e më shumë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit. Këtij qëllimi i shërben edhe takimi që do të zhvillohet në Ohër më 7 shkurt 2014 mes përfaqësuesve të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia Tirana dhe Prishtina, si dhe drejtuesve të Shoqatës Shqiptare të Tur-Operatorëve (UOTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit ATA.

Takimi që zhvillohet nën kujdesin e z. Fatos Mustafa, drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia Tirana dhe Prishtina, synon krijimin e lehtësive në qarkullimin e turistëve që hyjnë dhe dalin në Maqedoni nga Shqipëria, kjo edhe në përputhje me legjislacionin e dy vendeve.

Gjatë takimit mes palëve do të diskutohen mundësitë për reduktimin e burokracive dhe lëvizjen e lirë gjatë sezonit turistik në pikat kufitare/doganore të Qafë Thanës dhe Shën Naumit.

Qëllimi kryesor i këtyre masave është rritja e numrit të turistëve nga të dyja anët e kufirit, minimizimi i kohës së pritjes në këto pika doganore, por edhe përmirësimi i imazhit të dy vendeve.

Turizmi shihet si një nga sektorët ku mund të rritet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim tur-operatorët duhet të përmirësojnë shërbimet e tyre dhe të krijojnë paketa që tërheqin turistët mes dy vendeve.

Qeveria e Maqedonisë në vazhdimësi ka zbatuar politika nxitëse dhe lehtësuese për turizmin, siç janë edhe subvencionet për agjencitë turistike, që kanë dhënë rezultate mjaft të larta. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit