Transmetuar më 28-02-2014, 00:19

Prej disa ditësh në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuara në "App Store", është Telegram Messenger. Ai është falas, zë pak memorie (vetëm 9 mb), mjaft i shpejtë dhe me opsionin e grupeve të njëkohshme të komunikimit deri 100 vetë njëherësh.

Duket se aplikacioni do të zhvendosë përfundimisht rivalin WhatsApp. Ky aplikacion lejon dhe marrje dhe dërgim videosh deri në 1 GB, dërgim dhe marrje fotosh në formë galerie të njëkohshme dhe prezantohet si aplikacioni më i sigurt aktualisht. Ai ka gjithashtu edhe opsionin "secret chat".

Në vetëm pak orët e fundit, aplikacioni i ri i dërgimit të mesazheve në kohë reale, është shkarkuar nga më tepër se 6 milionë persona, duke shënuar kështu një sukses që ndoshta as krijuesit e tij nuk e kishin menduar.

“Boom”-i është shënuar në kohën kur WhatsApp kaloi në duar të “Facebook”, që u shoqërua me dyshime për ruajtjen e informacioneve. Sipas ideatorëve, Telegram Messenger shfrytëzon një sistem “re”, i mbuluar nga skripte.

Ky aplikacion mund te shkarkohet nga Apple Store dhe sistemi Android tek Google Play. Ai është i disponueshëm dhe në Shqipëri dhe suporton numrat celularë të të gjitha kompanive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit