
Temperatura e lartë në 3 mujorin e parë të shtatzënisë mund të shtojë rrezikun e një sërë deformimesh te fëmija, duke e dëmtuar seriozisht fetusin.
Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i mbështetur në 46 kërkime shkencore, bazuar në mijëra femra shtatzënë, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Pediatrics”.
Ndërkohë u vu re se ky rrezik ishte trefish më i lartë në tre muajt e parë të shtatzënisë, krahasuar me periudhën tjetër të femrave shtatzënë të prekura nga temperatura.
Kësisoj theksohet se duhet treguar kujdes maksimal gjatë këtyre muajve me ftohjet apo virozat e ndryshme të cilat mund të ngrenë temperaturën.
Por nga ana e studiuesve thuhet se mbetet për tu saktësuar se cila lloj temperature rrezikon më shumë ajo që zgjat disa ditë, apo ajo që zgjat fare pak. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





