
Ish-kampioni i boksit në Venezuelë, Antonio Cermeno u rrëmbye në Karakas dhe u vra. Ky fakt u deklarua nga autoritetet e vendit, të cilat konfirmuan fatin e trishtë të boksierit.
Cermeno në fund të viteve ‘80-të dhe në fillim të viteve ‘90-të, ishte kampioni i botës në Wba (World boxing association) për peshat e lehta.
Cermeno, 44 vjeç, u rrëmbye bashkë me familjen e tij ditën e hënë, në zonën lindore të Karakas, ndërsa trupi i tij u gjet përgjatë një autostrade, ndërsa nuk dihet ende fati i familjarëve të tij.
Aktualisht Cermeno punonte si trajner, por ish-kampioni i botës në boks kishte marrë pjesë në programet e qeverisë për çarmatosjen e popullsisë, program në të cilin sporti përdorej si mënyrë për të larguar të rinjtë nga rruga./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





