Transmetuar më 27-02-2014, 21:12

Tre robotë të quajtur Oro, Doro dhe Coro janë projektuar nga Instituti i Robotikës në shkollën e Sant’Anna, në Pisa të Italisë.

Ata janë ideuar falë një pune katër vjeçare të studiuesve italianë, zviceranë, gjermanë dhe anglezë për t’iu ardhur në ndihmë të moshuarve.

Në fakt këta robotë mund të bëjnë pazarin, mund të ndihmojnë në terapitë farmaceutike, mund të lehtësojnë zhvendosjen dhe mund të lëvizin nëpër rrugë për të bërë blerje të ndryshme si dhe për të derdhur plehrat.

Këta tre robotë janë të ndryshëm ku njëri merret me punët e shtëpisë, njëri zbret në rrugë dhe tjetri shërben si asistent transporti duke ngritur pesha dhe lëvizur objekte sipas dëshirave të të zotit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit