
Në Treviso të Italisë, më 30 mars do të mbyllet restoranti “Le Beccherie”, i familjes Campeol, ku lindi për herë të parë ëmbëlsira tiramisu, e cila mori famë botërore.
Në vitet ‘70 ishte Ada bashkë me të shoqin Aldo Campeol dhe pastiçierin Roberto Linguanotto, ata që krijuan tiramisunë, duke modifikuar një recetë të vjetër në restorantin e tyre.
Titullari i restorantit 75 vjeçar, Carlo Campeol konfirmon gjithçka duke thënë, “Do të mbyllet më 30 mars. Atë ditë do të paguajë tre punonjësit e mi dhe furnitorët dhe do e mbyllë restorantin përgjithmonë. Shkak për këtë vendim është bërë kriza, pasi ka pasur një rënie të ndjeshme të klientelës, qoftë nga radhët e qytetarëve, edhe nga kompanitë apo njerëzit me pushtet”.
Megjithatë emri i restorantit “Le Beccherie” u bë i famshëm në nivel ndërkombëtar sepse ishte kuzhina e këtij lokali ajo që krijoi ëmbëlsirën më të famshme në botë, duket se kjo gjë nuk ndihmon për ta shpëtuar nga fundi i trishtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





