









Këtë verë dëshironi të njëjtin plazh, të njëjtin det, apo keni dëshirë që të ndryshoni destinacion? Ishujt në arqipelagun grek ofrojnë një bukuri të pashoqe, ku falë saj mijëra turistë çdo vit preferojnë plazhet e kristalta dhe ambientin tërësisht relaksues të këtij vendi.
Mes ishujve më të preferuar nga turistët është vlerësuar Kreta bashkë me plazhet e egra, të buta dhe ujërat e kristalta.
Ndonëse marsi dhe prilli janë muaj paksa të ftohtë për Kretën, kjo periudhë mund të shijohet më së miri nga gjithë ata që janë të apasionuar pas natyrës dhe për bimësinë e veçantë dhe lulet shumëngjyrëshe.
Ndërkohë maji dhe qershori janë muajt e preferuar për gjithë ata që duan të shijojnë bukurinë dhe plazhet e ishullit pa u “mbytur” nga turma turistësh, duke shijuar më të lirë ujin transparent dhe të kristaltë, shoqëruar nga temperaturat e nxehta.
Por përveç detit përrallor, në Kretë mund të shijohet edhe historia antike, nëpërmejt monumenteve të shumtë që ndodhen në vend, ku spikat fortesa e Rethimno ku mund të shijohet një panoramë që lë pa frymë mbi det dhe mbi qytet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





