Transmetuar më 27-02-2014, 19:03

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, dita do të nisë me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët pothuajse në të gjithë vendin.

Parashikohet që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese edhe gjatë pasdites, ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore. Ky instabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të kenë një rënie të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, për pasojë në det dallgëzimi do të jetë 2 apo 3 ballë.

Europa

Europa veriore dhe vendet e Balltikut do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, situatë kjo e ndikuar nga vendosja e masave ajrore me origjinë polare. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten ishujt britanike, Europa Qendrore dhe një pjesë e Mesdheut, situatë kjo e kushtëzuar nga kalimi i një sistemi frontal drejt këtyre rajoneve të kontinentit.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europes do të dominohet nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit