Transmetuar më 27-02-2014, 18:58

Qeveria e Brazilit do të shpërndajë falas miliona prezervativë gjatë karnavaleve, të cilat hapen zyrtarisht javën që vjen.
Por ky vendim i qeverisë vlen edhe për kampionatin botëror të futbollit, i cili zgjat nga 12 qershori deri më 13 korrik, ku gjithashtu do të shpërndahen masa mbrojtëse për qytetarët.
Sakaq vetëm për karnavale do të vihen në dispozicion 104 milionë prezervativë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për qytetarët mes moshës 15 deri në 49 vjeç, ose thënë ndryshe për grupmoshën që rrezikon më shumë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





