
Ky është horoskopi ditor për ditën e Premte, 28 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. Kjo njihet si dita e fundit e dimrit. Kalojeni atë me njerëzit tuaj më të dashur, në një kafene apo në një ambient të ngrohtë. Falni sa më shumë dashuri dhe besim dhe do të shikoni që marrëdhëniet tuaja do të jenë shumë harmonike.
Dashi
Dita do të jetë e përshtatshme për bashkëpunim, por ndjenja e tensionit do t’iu shoqërojë sërish. Kjo nuk do të jetë koha më e mirë për bisedime, diskutime apo propozime. Disa të mira mund të vijnë gjatë diskutimeve për martesën apo për biznesin.
Demi
Mos u tregoni neglizhent lidhur me shëndetin tuaj. Sot ndjesia e këputjes dhe sëmundjes do t’iu shoqërojë, jo vetëm në gjendjen fizike por edhe në ambientin që do iu rrethojë. Mundohuni që të ofroni një zgjidhje të drejtë, duke vendosur harmoninë me njerëzit që iu rrethojnë.
Binjakët
Sot binjakët do të tregohen me nerva të forta dhe etje për të rrezikuar. Por kjo do të bëjë që ata të rrëmbejnë fitoren, në një garë aspak të lehtë. Veç tregoni kujdes që të veproni në ato fusha që i njihni mirë.
Gaforrja
Gaforret do përqendrohen më shumë me anët e tyre negative se sa me ato pozitive. Por nuk këshillohet që të shikoni vetëm gjërat e zymta. Sigurisht që nuk pritet që ju të gëzoheni kur dikush është në vështirësi, por ju duhet të përpiqeni që gjërat të mos shkojnë më keq.
Luani
Sjellja e mirë e luanëve dhe edukata janë themeli i humorit të mirë dhe do të mundësohet edhe një udhëtim i këndshëm. Gjithsesi disa ulje-ngritje do të transformohen në debate dhe çështje të cilat do të shoqërohen me zili.
Virgjëresha
Gjatë 28 shkurtit virgjëresha mund të merret me gjëra që kanë të bëjnë me financat, si kredi, taksa apo trashëgimi. Ju mund të merrni një përgjegjësi të re financiare lidhur me partnerin tuaj apo për edukimin e fëmijëve.
Peshorja
Aspirata natyrale e peshoreve mund të ketë të bëjë me mbrojtjen e parimeve apo traditave të tyre. Nëse ndonjëri prej jush ka qenë pre e poshtërimeve dhe talljeve, ju do të jeni të aftë ta ktheni në një kundërshtar të rrezikshëm.
Akrepi
Falë aftësisë së tyre për të kontrolluar zemrën, akrepat do të mbajnë nën kontroll ndjenja shumë të forta. Disa nga këto emocione mund të mos jenë të kënaqshme. Pasioni, xhelozia, mëria apo hakmarrja mund t’iu shoqërojnë deri në mbrëmje.
Shigjetari
Shigjetarët duhet të mbajnë parasysh disa mosmarrëveshje të cilat mund të bëjnë që të përgojoheni ju apo bashkëpunëtorët tuaj. Mos nxitoni të akuzoni të tjerët për ndonjë tipar negativ, pasi ndoshta problemi mund të jetë shkaktuar nga situata e përgjithshme dhe jo nga një njeri i vetëm.
Bricjapi
Mundohuni të frenoni nervozizmin dhe mungesën e arsyes, këto veti nuk janë shumë të mira për bricjapët sot. Edhe nëse keni të drejtë të ndiheni në këtë mënyrë, synoni që të shmangni stresin e panevojshëm. Qëndroni larg nga vendet publike, detyrat shtesë apo nismat e rrezikshme.
Ujori
Duke qenë në formë të përsosur intelektuale, ujorët do të ndihen të lodhur si emocionalisht edhe fizikisht. Për fat të mirë kjo situatë mund të mbahet nën kontroll. Mos harroni që të qëndroni brenda disa limiteve, dhe të kërkoni të mesmen e artë lidhur me gjërat që bëni.
Peshqit
Sot peshqit janë të aftë ti vendosin vetes detyra sfiduese, dhe disa prej tyre do të kapërcejnë një krizë. Nuk këshillohet që të qëndroni pasiv, por në të njëjtën kohë as agresioni dhe vrazhdësia./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





