Transmetuar më 27-02-2014, 18:27

Podgoricë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Për Malin e Zi, duke mbajtur parasysh edhe rajonin e Ballkanit, NATO është garanci për sigurinë, stabilitetin politik dhe jetën më të mirë të qytetarëve, si dhe për progresin ekonomik dhe atë në përgjithësi.

Kështu deklaroi anëtari i kryesisë së Partisë Demokracia Sociale, Millan Roqen, duke u ndalur në rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e atlantikut të veriut.

Ai theksoi se NATO aktualisht është formula më e mirë për zgjidhjen e problemeve globale të sigurisë dhe e sfidave me të cilat ballafaqohet bota bashkëkohore, lidhur me shqetësimet e vendeve të mëdha dhe të vogla.

Deklarata e Roqen u dha gjatë mbledhjes së këshillit komunal të zgjeruar, ku u diskutua mbi avantazhet e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit