Transmetuar më 27-02-2014, 17:28

Këngëtarja Jennifer Lopez është parë në formë më se të mirë trupore, teksa mbërrinte në festën e organizuar nga American Idol, ku ajo është pjesë e jurisë.

E veshur me një kostum tundues me dy pjesë, JLo është shfaqur tejet provokuese teksa binin në sy format e saj dhe trupi në formë perfekte.

Ajo është fotografuar pranë restorantit Spago, në Beverly Hills (SHBA), ku pavarësisht 44 viteve që mban mbi supe, ajo dukej shumë më e re dhe në këtë drejtim binte lehtësisht në sy barku i saj petë.

Për të kompletuar pamjen e saj, Jennifer kishte veshur taka të larta, kishte krehur flokët me njërën anë kapur dhe tualeti në fytyrë i shtonte hijeshinë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit