
Laç, 27 shkurt 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Milot-Laç, në vendin e quajtur stacioni i trenit Milot.
Siç raporton Noa.al, mësohet se mjeti tip volksvagen me targa W819BFO, që drejtohej nga 31 vjeçari Arbër Bushi, ka aksidentuar 49 vjeçarin Ibrahim T., banues në Malbardhë, Milot.
I dëmtuari ka qenë duke kapërcyer rrugën në momentin që është përplasur nga Bushi, por për shkak të plagëve të shumta, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Laçit, është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq nga ana e policisë është bërë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërkohë që vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





