Transmetuar më 27-02-2014, 14:59

Një martesë e përfunduar pas vetëm 6 muajsh ajo e Ian Cuthbert dhe Alison Kidd. Burri zbuloi tradhtinë e së shoqes dhe kërkoi ndarjen prej saj.

Por inati i shkaktuar nga zhgënjimi në dashuri, e shtyu 46 vjeçarin që të hakmerrej në një mënyrë më se origjinale.

Mori një fotografi të nxehtë të Alison me të brendshme dhe krijoi një poster ku shkruhej, “Të martuar më 16 mars 2013, tradhtoi pak ditë më vonë. Burra kujdes nga gratë tuaja”.

Burri nga Edinburgh në Britaninë e Madhe, shpërndau fletëpalosje me fotografitë e së shoqes, i ngjiti në pemë dhe gjithkund.

Por në rast të ndonjë denoncimi nga ana e Alison, Ian rrezikon të dënohet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit