Transmetuar më 27-02-2014, 14:43

Një studim italian ka treguar se femra e dhënë pas modës, do të jetë e lirë që të zbresë në takën prej 12 centimetrash ose më ulët se kaq.

Kështu shprehet stilisti dhe dizajneri italian Ennio Capasa, krijues i kostumeve kombëtare dikur, por që tashmë dizenjon për femrat tërheqëse, agresive dhe sensuale.

Ky revolucion është prezantuar gjatë gjashtë ditëve të sfilatës milaneze, e sapombyllur.

Capasa thotë se një femër me stil në këto kohë, synon në një veshje shik minimale, pa ekstravagancë dhe tepri.

Por shton se kjo nuk do të thotë që veshjet të jenë të trishtuara dhe të mërzitshme, por linja të thjeshta të cilat i japin hov krijimtarisë. Ndërkohë këpucët dhe çantat nuk i shpëtojnë kësaj tendence, pasi kthehen në modë takat e ulëta, madje edhe të sheshta por të alternuara me ngjyra.

Edhe për çantat preferohen dekorime, pellushë dhe gurë, por nuk hiqet dorë as nga linjat strikte, si çanta stil doktor apo si valixhe./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit