Transmetuar më 27-02-2014, 12:59

Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Opozita është larguar nga salla e parlamentit, në momentin që mazhoranca ka vijuar seancën duke diskutuar normalisht për rendin e ditës. Pas këtij largimi nga seanca e sotme, kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së Edi Paloka, u shpreh se, opozita nuk bojkotoi Kuvendin, por u largua në formë proteste ndaj arrogancës së kësaj mazhorance.

“Ne e bëmë të qartë që do të jemi në parlament gjithë kohës, kërkojmë që të kthehet ky parlament brenda ligjshmërisë dhe kushtetutës. Nuk kemi vendim për t’u larguar nga parlamenti, por kjo mazhorancë me atë arrogancë që vepron ndaj opozitës vepron edhe ndaj atyre që i ka bllokuar bukën e gojës, siç po bën me shoferët e furgonave, me ata që protestojnë se janë shkarkuar me pa të drejta nga puna, me tregtarët që protestojnë në Pogradec, me atë arrogancë ka vendosur të veprojë edhe në parlament duke shkelur ligjin e kushtetutën, duke mos pyetur për vendime të gjykatës. Ne kërkuam që parlamenti të kthejë vendimin antikushtetues, t’i kthejë Presidentit postin e tij, sepse të enjten e kaluar nuk u shkarkua vetëm Zana Xhuka, por dhe presidenti me marrjen kompetencave që i bëri Kuvendi”, tha Paloka.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit