
Robin Van Persi kundërshton hapur taktikën sulmuese që përdor trajneri i Manchester United, David Moyes, pas zhgënjimit të radhës sezonal, këtë herë në sfidën e parë të 1/8 të Champions League ndaj Olympiakos.
30-vjeçari e pranon se “Djajtë e Kuq” po zhgënjejnë totalisht, një qëndrim aspak optimist, që jep pak shpresë për ringritjet e United.
Jemi bërë për të ardhur keq. Jemi në një pizicion zhgënjyes në kampionat, jemi eliminuar nga kupat, ndërkohë që jemi shumë pranë eliminimit edhe në Champios League. Jemi shumë të zhgënjyer, ky sezon po shkon drejt dështimit të plotë.
Sulmuesi holandez ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje me Manchester United këtë sezon, ndërkohë që formacioni i David Moyes ka vuajtur probleme të shumta për arsye dëmtimesh.
30-vjeçari ua hedh fajin shokëve të skuadrës, që sipas tij po ia vështirësojnë punën për të gjetur rrugën e rrjetës.
Ndonjëherë mundohem shumë të gjej rrugë të tjera për të shënuar, por nën zonën ku unë dëshiroj të luaj, janë edhe shokët e mi.
Kjo ma bën edhe më të vështië punën. Kjo më detyron të ndryshoj taktikën time, që t’i përtshtatem lojës së skuadrës, duke luajtur jashtë zonës sime.
Është për të ardhur keq. Ne luajmë ngadalë dhe për rrjedhojë krijojmë më pak. Mundohem të godas më shpejt, por kjo është e turpshme, sepse nuk kam shumë raste për të shënuar. Nëse me vjen një mundësi më duhet të shënoj patjetër.”
Aktualisht Manchester United renditet në vendin e 6 në kuotën e 45 pikëve, 11 pikë më pak se Liverpool i vendit të katërt, që është në zonën Champions.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





