
Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i saj në lidhje me vendimin që ka marrë pak kohë më parë për furgonat taksi 8+1, të cilët duhet të vijnë me pasagjer në Tiranë dhe të kthehen bosh mbrapsht.
Ky konfirmim është bërë sot nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
I pranishëm në tryezën e organizuar me temë ‘Siguria Rrugore’, Haxhinasto theksoi se s`do të ketë kthim prapa pasi qeveria është e vendosur për të rritur sigurinë rrugore. Mbështetja e paligjshme në fushën e transportit, – tha ministri, – e çon Shqipërinë prapa. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se, numri i aksidenteve rrugore është rritur. Gjithashtu ai tha se, siguria rrugore nuk mund të vendoset në radhën e fundit të prioriteteve.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Etore Sekui, i cili u shpreh se numri i viktimave në rrugët e Shqipërisë është dy herë më i lartë sesa në vendet e tjera të BE. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





