Transmetuar më 27-02-2014, 10:08

Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al-  Për shkak të një defekti të ndodhur në linjën e transmetimit ‘Shën-Mëri’, në Tiranë, do të ketë mungesë furnizimi me ujë nga ora 09:00-17:00.

Ujësjellës Kanalizime bën të ditur se, kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë për banorët e komunës ‘Dajt’, zonës së ‘ish-bllokut’, ‘Tiranës së Re’, ‘Qendra e Tiranës’, ‘Selitë’, ‘Kodra e Priftit’, rruga ‘Elbasan’, rruga ‘Qemal Stafa’, ‘Sauk’, ‘Pallati i Brigadave’.

Ujësjellës Kanalizime deklaron se ka marrë masa të menjëhershme për riparimin e këtij defekti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit