Transmetuar më 27-02-2014, 09:00

Supermodelja Miranda Kerr ka kryer detyrën e saj të parë si ambasadore e markës për H&M, duke u paraqitur në vazhdën e Fashion Week në Paris.

Supermodelja Miranda Kerr ka shkëlqyer me performancën e saj në javën e modës në Paris.

E veshur me një fustan të zi, modelja e famshme ka treguar klasin dhe elegancën e saj.

Modelja dukej si një princeshë e bukur dhe e qeshur në tapetin e kuq.

Fustani i zi ishte kombinuar bukur me një palë këpucë të zeza, me taka të larta  dhe në qafë mbante një varëse me gurë diamanti, që ia shtonte edhe më shumë shkëlqimin bukuroshes 30 vjeçare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit