
Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 27 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Tre të plagosur. Tritol biznesmenit, hetime për ortakun.
-Hyn në fuqi ligji i ri. Qeveria: si do të vlerësohen nëpunësit e administratës
-Miratohet me konsensus buxheti dhe taksat e reja për Tiranën.
-Strategjia e punësimit, Rama: Arsimi profesional prioritet.
“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “ Nota për nëpunësit. Vendimi administrata në “provë”
-Tritol, plagosen 3 vete. Dëshmia donin ndihmë askush nuk u afrua.
Milo: PDS po zhgënjehet, kam presion nga militantët.
-PD bojkoton “ligjet”. Topalli: Beteja në parlament.
-Humbi vajzën në aksident, i ati kërkon dëmshpërblim.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Nëpunësi si do të vlerësohen. Qeveria bën publike aktet e para nënligjore.
-Shpronësimet, gati 10 mln USD, pronarët nuk plotësojnë dosjet.
-Kuvendi PDIU refuzon bojkotin e PD. Rama takon Metën
-Bombë lokalit, gjymtohet biznesmeni dhe punonjësi
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Rregullat e reja për administratën. Qeveria vendos kriteret për performancën e nëpunësit.
-Rama takon Nishanin për here të parë pas dekretimit.
-Topalli, Shehu e Bregu dalin kundër bojkotit.
-Interkonjeksioni, rishfaqet serbo-boshnjaku Damir Fazlliç.
Gazeta “MAPO” çelet me shkrimin, “Gjykatësit & ambasadorët. Rama-Nishani, 2 orë takim në Presidencë. Kryeministri ka qenë dje pasdite në zyrën e kreut të shtetit për të diskutuar rreth situatës mes dy institucioneve. Dekretet e rrëzuara dhe ato të reja
për gjykatësit e lartë që priten të çojë Presidenti në Kuvend, firmat për ambasadorët e rinj dhe përplasja me maxhorancën për shkarkimin e Zana Xhukës së ILDKP kanë qenë temat e takimit.
-Hyn në fuqi ligji “Për Nëpunësin”, të shkarkuarit, protestë para Kuvendit.
-Miratohet me konsensus buxheti për Tiranën, ja tarifat që rriten
-Shtyhet vendimi për bojkot, demokratët sot në Kuvend
-Atentat i paralajmëruar .Tritol “bazës” së ndërtuesit, tre të plagosur në Tiranë
Gazeta “Koha Jonë”, hapet me shkrimin, “Një fotografi e rastësishme në avionin e linjës Vjenë-Tiranë, flet më shumë se fjalimet e Kreut të Ekzekutivit. Edi Rama si pasagjer, apo si Kryeministër?
-Makbule Çeço: Rama të zbatojë statutin për zgjedhjen e kryetarit.
-Miratohen aktet nënligjore të nëpunësit civil, ja si do vlerësohet administrata.
-Drejtuesit e furgonave bllokojnë rrugët, kërcënojnë me grevë urie.
Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si argument kryesore, “Takimi dje me dyer të mbyllura.
Konfrontohen kreu i qeverisë dhe Presidenti i Republikës. 50 minuta sherr Rama-Nishani. Kryeministri kundërshton bojkotin e kreut të Shtetit ndaj vendimeve të Qeverisë.
-Si do të vlerësohen nëpunësit civilë
-Atentatori i Edi Ramës, Berisha e emëroi në CEZ.
-Bashkia Tiranë. Miratohet njëzëri Buxheti për 2014-ën
-Përçahet opozita, çamët votojnë pro qeverisë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





